Një biografi e shkëlqyer, njihuni me frontmenin e BDI-së në Qeveri

Në kabinetin e ri qeveritar BDI do të përfaqësohet me gjashtë kuadro të veta. Artan Grubi do të jetë frontmeni i BDI në qeveri duke mbajtur postin e Zv.Kryeministërit të parë dhe Ministrit të Sistemit Politik. Resor me rëndësi është ajo e financave që do të drejtohet nga Fatmir Besimi.

Marketing

Ministria e Ekonomisë do të vazhdon të drejtohet nga Kreshnik Bekteshi, Ministria e Punëve të Jashtme do të drejtohet nga Bujar Osmani, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga Jeton Shaqiri dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Naser Nuredini.

Artan Grubi ka lindur më 7.6.1977, në Shkup, është një politikan i shquar shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Artan Grubi kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke kryesuar Komisionin për Politikë të Jashtme dhe duke qenë pjesë e disa komisioneve të tjera parlamentare me influencë në diplomacinë ndërkombëtare.

Grubi është magjistër në sferën e mediave dhe komunikimeve dhe aktualisht doktorant në shkencat politike, kurse më herët ka udhëhequr Organizatën Joqeveritare Zgjohu”. Grubi ka një përvojë të madhe në politikë dhe aktualisht është shef i kabinetit të liderit të BDI, Ali Ahmeti.