Me rasn e 28 gusht – ditës së minatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e
Ekonomisë u uron këtë festë të gjithë minatorëve.
Xehetaria përfaqëson bazën e zhvillimit të industrisë në një vend, ndërsa minatorët janë resurs
i çmuar njerëzor dhe ne jemi të detyruar t’u sigurojmë atyre kushte më të mira të mundshme
për punë.
Në këtë drejm, angazhimi i Qeverisë është të sigurojë xehetari të qëndrueshme, duke
përdorur teknikat më të mira dhe më moderne në këtë industri, ndërkohë ndikimi në mjedisin
jetësor si dhe mbi shënden e njeriut të minimizohet.
Ky sektor i rëndësishëm ekonomik, si dhe sektorët shoqërues që ndërlidhen me të kanë mbi
10,000 të punësuar, ndërsa në prodhimin e përgjithshëm industrial, sektori i minierave dhe
guroreve merr pjesë me 8.3%. Kjo do të thotë që invesmet në miniera, por edhe mbështetja
që ofron Qeveria për këtë sektor po japin rezultate.
Zhvillimi i mëtutjeshëm në këtë sektor është i mundur vetëm përmes invesmeve të
vazhdueshme në modernizimin e sektorit, të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit dhe
inkurajojnë zhvillimin ekonomik lokal.
Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë akvitetet e
plani4kuara në sektorin e minierave me ritmin e njëjtë, të cilat do të rezultojnë në
përmirësimin e ndjeshëm të Ligjit për burime minerale dhe akteve nënligjore, të udhëhequr
kryesisht nga parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë në
punë.