Trump “detyron” drejtorin e TikTok të japë dorëheqjen

Kevin Mayer, drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Tik Tok” ka dhënë dorëheqjen.

Marketing

Lajmin e ka bërë te ditur vetë ai nëpërmjet një letre që ia ka dërguar punonjësve, ku lajmëron ata se është larguar nga posti i drejtorit dhe nga kompania.

“Sipas mendimit tim, misioni për të cilin jam punësuar, në veçanti për të udhëhequr TikTok në tërësi, tani do të jetë shumë i ndryshëm për shkak të veprimit të administratës amerikane që e shtyn të shesë aktivitetet në SHBA”, shkroi ai.

Largimi i tij nga kjo kompani vjen direkt pas akuzave të Trump që akuzon aplikacinin kinez për spiunazh.