Rama thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, Bjellorusia ndodhet në udhëkryq

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë teksa mbajti fjalin e tij si lider i OSBE për krizën në Bjellorusi.

Marketing

Rama u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse, në këtë rast presidentit Lukashenko, të pranojë ofertën për dialog.

Edi Rama: ‘’Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekjeje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar. Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Së fundi, kryesia beson se cdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për dicka duhet t’i përmbahemi. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim.’’

Rama tha se OSBE duhet të ndihmojë Bjellorusinë dhe popullin bjellorus në këtë udhëkryq mjaft të rrëzikshëm në historinë e tyre.

Kryeministri bëri të qarta tre fakte.

Edi Rama: ‘’OSBE-ja duhet të ndihmojë Bjellorusinë dhe popullin bjellorus në këtë udhëkryq mjaft të rrëzikshëm në historinë e tyre. Është e vështirë kur ndasitë janë qartësisht kaq të thella, dhuna është gati të shpërthejë. Që vendi të ecë përpara, do të duhet bashkëpunim i thellë Bjellorusisë.

Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse që ka dalë në rrugë.

Së dyti sado të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh në këtë moment mjaft kritik.

Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një  makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjanë.

Rama u shpreh se qindra gazetarë janë arrestuar e dhunuar, dhe persona të shumë janë vrarë ose zhdukur.

Sipas tij, ajo çfarë po përjeton Bjellorusia është një makth.

Edi Rama: ‘’Më pas vijoi përgjigja e qeverisë për protestat që pasuan. Një përdorim shpërpjesëtimor i forcës, ndalime në masë, kufizim i lirisë së medias dhe i qasjes në informacione e komunikime. Monitorimi nga zyra e përfaqësuesit të OSBE për lirinë e medias, tregon që mbi qindra gazetarë, e i janë nënshtruar dhunës, kjo është alarmuese.  Edhe më alarmuese dhe trushtuese ka qenë humbja e jetëve dhe raportet e përhaura për personat e zhdukur. Është një makth potencial për Bjellorusinë dhe për popullin bjellorus.”