Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur ta ndryshojë numrin në fanellën e Milanit.
Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Milan.
Sulmuesi suedez do të vazhdojë të luajë për Rossonerët deri në verën e vitit 2021.
Në ndërkohë, ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me mesazhin: “Siç kam thënë….vetëm jam duke u ngrohur”.
Mirëpo, ajo që shihet në fotografinë e publikuar është se Ibrahimovic ka ndryshuar numrin në fanellë nga 21 në 11.
Like I said im just warming up @acmilan pic.twitter.com/lAKo0WnkFx
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) August 28, 2020