Për opozitën gjithë ajo që u tha në ekspozenë e mandatarit Zaev është farsë dhe nga ajo që premtohet, nuk do të realizohet asgjë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së thanë se e vetmja gjë që do të rritet nga kjo Qeveri, që e cilësuan koalicion të gënjeshtrës, si janë shifrat e papunësisë dhe emigrimi.
“Konsiderojmë se kjo qeveri, vetëm në ditën e ekspozesë mund të ketë fjalë të mira për ekonominë. E vetmja gjë që do të rritet çdo ditë, janë çmimet, papunësia dhe mërgimi. Pushteti është i paaftë, premton investime të huaja, ndërsa nuk pamë asnjë emër të një ndërmarrje të huaj investuese.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“E shohim që premtimet e zgjedhjeve nuk vlejnë dhe për këtë ky koalicion është gënjeshtër. Ky është koalicion i mashtrimeve në zgjedhje, sepse bëhej ryshfet dhe presion dhe ndarje selektive e kartelave. Ky është koalicion dhe qeveri me shumicë më të vogël në historinë.”, tha Aleksandër Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.