Përpjekja e shqiptarëve që të fitojnë edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërkohë që shqiptarët nuk kanë marrë as vendin e dytë.
Në zgjedhjet lokale në Guci, lista zgjedhore e DPS fitoi më shumë vota, por asaj do t’i duhet të formojë një koalicion me partnerë më të vegjël.
Sipas Televizionit Vijesti, DPS fitoi 776 vota, Social Demokratët rreth 500, Koalicioni Shqiptar 469 dhe Partia Boshnjake 242.
Në Mal të Zi, përvec zgjedhjeve parlamentare, po mbahen edhe ato lokale në pesë komuna e njëra prej tyre ka qenë edhe Gucia.