Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të dëgjohet nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.
Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja thonë se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Nuk ka informacion nëse ai do të dëshmojë në selinë e prokurorisë në Hagë ose në Prishtinë.
Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.
Lideri i BDI-së një muaj më parë për TV21 konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë. Ai do të shkojë si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.
“Ali Ahmeti është thirrur në Hagë si dëshmitar, ka informuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov.