Tre lojtarë të PSG-së infektohen me COVID-19, mes tyre edhe Neymar

Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Neymar Juniore janë tre futbollistët e infektuar me koronavirus te Paris Saint-Germain.

Tre futbollistët ishin në pushim në vendin e njëjtë.

Marketing

Treshja kaloi pushimet në Ibiza të Spanjës pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Di Maria, Paredes dhe Neymar do ta humbin ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator, pasi veçse kanë filluar karantinimin. /