Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.
Ai këtë urim e ka dërguar përmes Tuiterit, duke e shpërndarë urimin paraprak të ambasadores amerikane në vend, Kejt Bërnz.
“Urime për anëtaren e re të NATO-s dhe kryeministrin Zoran Zaev pas formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Pompeo në Tuiter.