Sistemi shëndetësor është plotësisht i gatshëm për valën e dytë të mundshme të Kovid-19. Dëshiroj t’i siguroj qytetarët se jemi të gatshëm me shtretër spitali, pajisje mjekësore, kuadër, kapacitete laboratorike, kapacitete plotësuese spitalore, mini klinikën afër Klinikës Infektive, ambulancën e re të Klinikës së Pulmologjisë, e cila do të jetë qendër trijazhë për Qendrën Klinike. Bëmë riorganizim të plotë të Qendrës Klinike që të jemi të gatshëm për muajt e vjeshtës. I angazhuam edhe mjekët e rinj.
Këtë sonte e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, në të cilin theksoi se disa parametra të cilat tregojnë se a është nën kontroll epidemia janë numra të cilat por ulen.
“Po ulet numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra. Disa javë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve ulet, ulet që është shumë e rëndësishme për numrin e pacientëve të cilët gjenden në spital. Spitalet në praktikë u zbrazën. Kjo ka të bëjë sipas gjitha gjasave për atë që njerëzit janë jashtë edhe krahas atyre kontakteve intensive gjatë shkeljes së këtyre masave më e vogël është mundësia që virusi do të transmetohet dhe për këtë ne frikohemi nga muajt e vjeshtës nga ai përqendrim i rritur i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Puna e dytë është qasja jonë për një testim të gjerë, që domethënë se testohen edhe kontaktet e të sëmurëve me qëllim që herët të zbulohen të gjithë ata të cilët eventualisht janë bartës pa simptoma. Afro 30 për qind e numrit të përgjithshëm të të diagnostikuarve janë bartës pa simptoma, diçka që na mundëson të kemi mbikëqyrje të plotë në epideminë”, tha Filipçe.
Potencoi se trendi është i mirë në kuptim të uljes së numrit të përgjithshëm të të diagnostikuarve, por nuk presin se do të ketë ulje të menjëhershme të numrit të të infektuarve të rinj.
Në muajt e vonshëm të vjeshtës, theksoi, do të ketë përqendrim të rritur të njerëzve në markete, banka, etj, në hapësira ku tani pritet rend jashtë para derës.
“Atëherë kjo është rënd që të organizohet. Njerëzit në fillim të shtatorit kthehen në vendet e tyre të punës, përfundojnë pushimet, rritet frekuenca e komunikimit, kopshtet fillojnë me punë nga java e ardhshme dhe të gjitha këto janë faktorë rreziku, të cilat ka mundësi te ne epideminë, gjegjësisht pasqyrën ta përkeqësojnë dhe ne në këtë kuptim i përgatisim kapacitetet”, theksoi Filipçe.
Në pyetjen se për çka ka të bëjë numri i madh i të vdekurve nga Kovid-19 javën e kaluar u përgjigj se ekzistojnë disa faktorë.
“Vdekshmëria nuk është më e madhe se nga mesatarja evropiane dhe botërore. Kemi qasje specifike kur bëhet fjalë për testim të pacientëve të cilët do të ndërrojnë jetë. Kemi dy situata. Në një situatë pacientët vijnë vonë në spital, pasi të kenë dëmtuar shumë zemrën dhe mushkëritë dhe kërkojnë reanimacion pulmonar, domethënë në praktikë proces reanimues, i cili aty ku nuk është i suksesshëm, ku pacienti ka ndërruar jetë, familja tregon se ai ka pasur simptoma të ngjashme me ato të Kovid. Marrim strisho pas vdekjes me qëllim që ta dimë se a e ka pasur i ndjeri virusin dhe t’i mbrojmë anëtarët e familjes”, tha Filipçe.
Momenti i dytë, sqaroi, është që 30 për qind e numrit të përgjithshëm të të vdekurve për fat të keq shumë vonë kanë ardhur në spital.
“Ata duhej të vendoseshin në respirator. Ata janë pacientë me më shumë vështirësi”, shtoi Filipçe.