Sot dita e dytë, Ali Ahmeti sërish për intervistim para Gjykatës Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.

Marketing

Mësohet se intervistimi i tij do të vazhdojë në orën 09:30 në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ai u ftua për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti, lajm që e dha vet ai.

Ahmeti pohoi se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.