Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare, shtator i ngrohtë dhe pa shi

Temperatura mesatare dhe më pak shi na presin këtë vjeshtë. Pas verës së pazakontë me reshje këtë muaj nuk priten reshje të dukshme, ndërsa temperaturat do të jenë të larta edhe mbi mesataren.

Marketing

Meteorologët parashikojnë temperaturat në shtator, tetor dhe nëntor të jenë në korrniza të atyre mesatare për periudhen e viteve 1981-2010 me besueshmëri të shmangies prej plus-minus një gradë Celsius. Temperatura mesatare mujore për shtatorin, tetorin dhe nëntorin mesatarisht në këtë periudhë është rreth tetë gradë Celsius në pjesët malore deri në 16,9 gradë Celsius në Gjevgjeli. Reshjet mesatare në këto muaj për periudhën e viteve 1981-2010 janë nga 127 milimetra të matura në Shtip, deri në 326 mm në Lazaropole.

Në muajin e parë të vjeshtës, shtator priten temperatura mbi mesataren deri në një gradë, por nuk do të ketë reshje të mëdha të shiut. Mesatarja lëviz prej 12 deri në 14 gradë Celsius në pjesët malore perëndimore, 14 gradë Celsius në Berovë, 16 në Kriva Pallankë, 17 në Prilep, Manastir dhe Ohër, 19 në Shkup, Shtip dhe Strumicë, 20 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Parashikimet e tyre janë se në dekadën e parë të muajit do të ketë kryesisht mot stabil me erë veriore mesatare dhe temperatura prej 23-32 gradë Celsius. Prej të dielën 6 shtator pritet rritje e temperaturës së ditës për dy deri në tre gradë Celsius dhe do të arrijë 26-34 gradë Celsius.

Mot relativisht i ngrohtë do të mbajë edhe në dekadën e dytë të këtij muaji me rënie të vogël të temperaturës për dy deri në tre gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë edhe paraqitje të shpeshtë të jostabilitetit, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj vijon mot stabil dhe më i ngrohtë me rritje të temepraturave të ditës për dy deri në tre gradë e cila do të lëvizë prej 25-33 gradë Celsius.

Në 10 ditët e fundit të shtatorit, gjithashtu do të jetë mot stabil dhe relativisht ngrohtë me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.

Vjeshta e thatë do të mbisundojë gjithkund dhe reshjet gjithkund do të jenë nën mesataren. Mesatarja e reshjeve lëviz prej 30 mm në Shtip dhe Demir Kapi, 40 mm në Shkup, Prilep, Berovë dhe Strumicë, 50 mm në Ohër dhe Kriva Pallankë, 70 mm në Mavrovë deri në 80 mm në Lazaropole.