Meta përshëndet marëveshjen Kosovë-Sërbi

Marrëveshja Kosovë-Serbi është përshëndetur dhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënive Kosovë-Serbi.

Marketing

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë,-shkruan Meta.