Kryetari i kominës së Çairit Visar Ganiu,në publikimin në fejsbuk njofton për fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes “Bambi”
“Objekti i vjetër i çerdhes për fëmijë “Bambi” nga sot do i përket të kaluarës pasi të njejtin sot e rrënuam për të filluar procesin e punës për ndërtimin e objektit të saj të ri me kapacitet hapësinor dhe standard bashkëkohor për 350 fëmijë në edukimin e tyre parashkollor.
Ky investim do të arrijë vlerën totale prej 150.600.900 denarë dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale-thotë Ganiu.