Pandemia në Shqipëri, gjashtë viktima dhe 135 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 860 testime janë konfirmuar 135 raste të reja me Covid.

Marketing

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

Po ashtu, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)
Testime totale 67057
Raste pozitive 10102
Raste të shëruara 5976
Raste Aktive 3814
Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2054
Durrës 466
Shkodër 296
Lezhë 204
Elbasan 154
Korçë 135
Kukës 129
Vlorë 125
Fier 113
Berat 69
Dibër 35
Gjirokastër 34