Javën që vjen pritet që të dihet ndarja e kulaçit qeveritarë edhe për eshallonin e tretë. Nga Lëvizja Besa thonë procesi i bisedimeve për ndarjen e përgjegjësive është duke vazhduar por nuk zbuluan se me cialat drejtori do të udhëheq kjo parti.
“Si Lëvizje Besa vazhdojmë që të bisedojmë me partnerët tjerë të koalicionit për ndarje të përgjegjësive edhe në eshallonet tjera dhe në javët në vijim do të kemi përgjigje konkrete transaprente se cilat do të jenë përgjegjësitë e Lëvizjes Besa në egzekutiv dhe në pozicionet e eshallonit të tretë dhe pozicioneve të tjera” – tha Kreu i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami.
Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami mohoi se ka probleme në formimin e komisioneve kuvendore.
“Jemi në procesin e ndarjes së përgjegjësive edhe në Kuvend. Lëvizja Besa edhe si parti opozitare ka udhëhequr me një komision dhe sigurisht në bazë të numrit të deputetëve në kuvend ne do ta kemi atë mundësi që të udhëheqim me komisione, është proces i bisedimeve edhe për atë se cilat komisione do të udhëhiqen dhe besojmë që edhe kjo do të udhëhiqet në interes të funksionalizimit të punës së kuvendit të Maqedonisë së Veriut” – deklaoi Kasami.
Kasami njëkohësisht paralajmëroi riorganizimin e strukturave të partisë e cila do të rrumbullakësohet me mbajtjen e kongresit partiak.