Walker: Lojtarët e rinj po avancojnë, kam frikë se karriera ime me Anglinë është afër fundit

Kyle Walker duket se ka filluar të mendojë për pensionimin nga kombëtarja.

Marketing

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, beson se karriera e tij me kombëtaren e Anglisë është drejt fundit.

Lojtari luajti mbrëmë kundër Islandës, por ai u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ka bërë që ai të mendojë për karrierën me kombëtare.

“Unë dua të lë gjithçka në fushë për të gjithë, ndoshta për këtë arsye u ndëshkova me kartonin e kuq”, ka thënë fillimisht Walker.

“Është brilante për futbollin anglez që të shohim lojtarë të rinj që vijnë përpara. Ata po dëshmohen në klube të mëdha”, shtoi mbrojtësi.

“Kjo është e keqja e futbollistëve, vjen një kohë kur fundi afrohet dhe duket se unë jam afër fundit në karrierën me kombëtare”, ka thënë mes tjerash mbrojtësi i Manchester City.

Kyle Walker me shumë gjasë do të zëvendësohet nga Trent Alexander Arnold i Liverpool, në krahun e djathtë të mbrojtjes së Anglisë.