Ronaldo realizon një super gol, kap shifrën e 100 golave me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formën e tij më të mirë edhe pse në moshën 35-vjeçare.

Marketing

Ylli i Juventusit ka realizuar një super gol për Portugalinë nga gjuajtja e lirë, në sfidën kundër Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për Ronaldon ky ishte goli i 100-të në nivelin e ndërkombëtarë, i pari lojtar evropian që e bën një gjë të tillë. Gjithashtu është afër të thyejë një rekord të pabesueshëm.

Vetëm iraniani Ali Daei (109) ka më shumë gola se CR7 sa i përket kombëtareve, rekord që mund të thyhet shumë shpejt nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.