Përsëritet finalja e Moskës, Franca fiton ndaj Kroacisë

Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Marketing

Kampionët e Botës fituan me rezultat identik ndaj kundërshtarit të njëjtë të finales së Botërorit në Moskë.

Golat për gjelat i shënuan Griezman (43′), Livakovic (45+1 autogol), Upamecano (65′) dhe Giroud (77′).

Ndërsa dy golat për kroatët i shënuan Lovren (17′) dhe Brekalo (55′).

Franca me këtë fitore është në vendin e pare me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Portugalia ndërsa Kroacia dhe Suedia mbesin në fund me zero pikë.