Ish-Zonja e Parë: Kishte momente kur doja të hidhja Barack Obaman nga dritarja

Ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama pranoi se kishte “momente kur ajo donte të hidhte burrin e saj Barack nga dritarja”, por shtoi se pavarësisht ngritjeve, të dy kanë një martesë shumë të qëndrueshme.

Marketing

Michelle, 56 vjeçe, u tha çifteve të reja në podcastin e saj se komunikimi ekskluziv përmes rrjeteve sociale nuk është rruga për një marrëdhënie afatgjatë, raporton Daily Mail.

Michelle dhe burri i saj Barack, do të festojnë 28-vjetorin e martesës më 3 tetor, nga e cila kanë dy vajza.

Ajo e krahasoi zgjedhjen e një burri ose gruaje me zgjedhjen e një lojtari për një ekip basketbolli: “Unë u martova me versionin tim të LeBron. Nëse e shikojmë martesën si një ekip, ju doni që shoku juaj i skuadrës të jetë fituesi. Ju dëshironi LeBron, ju e dini”, tha ajo, duke shtuar se kishte “momente kur ajo donte që Barack-un ta hidhte nga dritarja, dhe unë e them këtë sepse ju duhet ta dini, pasi emocionet do të jenë të forta”.

“Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë. Dhe ato periudha mund të zgjasin shumë. Ato mund të zgjasin me vite”, tha Michelle.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në Instagram të dielën se martesa “kërkon shumë punë, ndershmëri si me veten ashtu edhe me partnerin”.

Duke iu drejtuar 42 milion ndjekësve të saj, Michele mori më shumë se dy milion “pëlqime” për mesazhet që shkroi.