Sulmuesi Andi Zeqiri po vazhdon të shënojë gola me përfaqësuesen U-21 të Zvicrës. Futbollisti, që Federata e Futbollit të Kosovës thotë se është përcaktuar të luajë për Kosovën, ka realizuar sonte në fitoren 2:1 të shpresave të Zvifrës në udhëtim ndaj Sllovakisë, ndeshje kjo eliminatore për Kampionat Evropian.
Zeqiri realizoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 88-të nga penalltia. Ai më 4 shtator realizoi dy gola për U-21 të Zvicrës në ndeshjen ndaj Sllovakisë të luajtur në Zvicër.
Nedim Bajrami luajti po ashtu sonte për Zvicrën, ai u inkuadrua në minutën e 68-të dhe u përjashtua me karton të kuq dy minuta më vonë.
Për Zvicrën u aktivizuan edhe Toni Domgjoni, Bastien Toma e Kastriot Imeri.