Shuhet zjarri në ndërtesën e SÇE dhe MIA (foto+video)

Është shuar zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ndërtesën në kejin “Dimitar Vllahov” në qendër të Shkupit, ish-objekti i Bankës komerciale, në pjesën ku tani ndodhen institucionet shtetërore.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare është shkaktuar dëm material në ndërtesën ku janë të vendosura Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjencia Informative Mediatike.

Para ndërtesës aktualisht është një ekip i MIA-së dhe punonjësit në disa institucioneve shtetërore. Të punësuarit që u gjetën herët në mëngjes në ndërtesë, u evakuuan me kohë.

Hollësitë për zjarrin pritet të njoftohen nga komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simovski në një deklaratë për media para ndërtesës që po digjej.