Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti sot në selinë
e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës z.Gjergj
Dedaj.

Marketing

Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në
vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës
z.Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës
parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë
garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar
akoma më shumë.

Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në
Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë
marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës
pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e
ndërsjellë mes dy shteteve.

Kryetari Ahmeti gjithashtu njoftoi z.Dedaj se shumë shpejtë do të
tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit
nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë
të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.