Qeveria në mbledhjen e sotme të tretë e miratoi propozimin e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse për kthimin në punë të të sëmurëve kronikë, me përjashtime.
“Të punësuarit të cilët janë të liruar nga puna në bazë të listës së konfirmuar të sëmundjeve kronike të kthehen në vendet e tyre të punës dhe rregullisht t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Përjashtim nga kjo do të jenë vetëm personat (pacientë) te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe për ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me udhëzim dhe mendim nga mjeku specialist, në bazë të të cilit vërtetim këta persona do të shfrytëzojnë pushimin mjekësor”, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë.
Në kuadër të mbledhjes është vendosur që gratë shtatzëna të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë.