Bersant Celina edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Celina ka arritur marrëveshje me klubin francez Dijon.
24-vjeçari nënshkroi marrëveshje katër-vjeçare me Dijon, me të cilët synon daljen në Evropë.
Celina ishte pjesë e Swansea së fundmi, por rrethanat e krijuara në stinorin pranveror bën që ai t’ia jepte lamtumirën klubit që garon në Championship.
Mesfushori fantazist bëhet lojtari i tretë kosovar që sezonin e ri do garojë në Ligue 1, pas Arbër Zenelit dhe Valon Berishës që luajnë te Reims.