Sandro Tonali është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit pasi ka përfunduar testet mjekësore dhe do të veshë fanellën me numrin 8.
Mesfushori bëri lëvizjen nga Brescia, në huazim për 10 milionë euro me opsionin për ta blerë edhe për 10 milionë të tjera, plus deri në 15 milionë euro bonuse dhe 10 përqind të çdo shitje në të ardhmen.
Testet mjekësore u kryen sot dhe ai nënshkroi kontratën pesë-vjeçare këtë pasdite.
Ai kishte qenë shumë afër bashkimit me Interin për kushte të ngjashme, por pasi Nerazzurri vazhdoi ta shtynte finalizimin ndërsa ata u përqëndruan në objektiva të tjerë, dhe këtë e shfrytëzoi Milani.
Tonali është një mbështetës i përjetshëm i Rossonerëve, kështu që presidenti i Brescia Massimo Cellino siguroi se ishte një zgjedhje e lehtë për 20-vjeçarin.