Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës.
Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet, njofton Klan Kosova.
”Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë.Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi.Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë.Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”, tha ai.
”Nëse dikush nuk i ka të afërta këto parime, ai më nuk është partneri ynë”.
Abazoviq, shqiptari i cili po e rrëzon Gjukanoviqin nga pushteti në Mal të Zi, përmend disa zhvillime që sipas tij qëndrojnë.
”Unë këta njerëz nuk i kam bërë prej zorit, nuk kam mekanizëm.Ata e dinë, e vërtetë është se pa ne nuk mund të bëjnë pushtet, e vërtetë është se kemi edhe ofertë të tjera, të gjitha janë të vërteta, unë kam vendosur letrën – nëse është e pranueshme le t’i vendosim nënshkrimet para mediave”.