Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Magazine Ekonomike në Alsat, tha se ka para për subvencionimin e pagës minimale për sektorin e turizmit, por llogaritjet janë ende duke u bërë deri kur do të ketë kapacitet financiar për një ndihmë të tillë financiare.
“Me sa di unë, ne kemi një mundësi financiare, si qeveri …, do të shohim për sa kohë, do të varet nga vendimi që do t’i marrim qeverisë sepse duhet të kihet parasysh se ne po zbatojmë masa të tjera”, tha Ministri Bekteshi.