Telekomi i Maqedonisë krijoi Skopje ZOO – aplikacionin për përvojë digjitale të të gjithë vizitorëve në Kopshtin Zoologjik Shkup

Makedonski Telekom e krijoi Skopje ZOO – aplikacionin për përvojë digjitale të të gjithë vizitorëve në Kopshtin Zoologjik Shkup

 

Marketing

§  Bileta onlajn, navigacion digjital dhe edukim për mbi 500 kafshë

 

 

Zbulojeni botën e larme dhe të llojllojshme të Kopshtit Zoologjik – Shkup përmes aplikacionit të ri celular Skopje ZOO, i cili prej sot është në dispozicion në Play Store dhe App Store. Lansimi i aplikacionit interaktiv me të cilin vizitorët do të fitojnë përjetim më ndryshe përmes teknologjisë e shënon fillimin e partneritetit të Makedonski Telekom dhe Kopshtit Zoologjik – Shkup.

 

Një prej karakteristikave kryesore të aplikacionit është që për herë të parë do të mund të blihen bileta të mëvetësishme ose grupore onlajn që në kohë të distancës sociale të rekomanduar është më shumë se opsioni i dëshiruar. Aplikacioni Skopje ZOO përmban edhe hartë digjitale për navigacion, e cila pasi ta zgjidhni kafshën ose objektin të cilin dëshironi ta shihni, do t’ua tregojë rutën se si të arrini më lehtë deri aty.

 

Aplikacioni mundëson edhe edukim interaktiv me të dhëna interesante për kafshët. Para çdo kafshe është vendosur tabelë me kod QR, të cilin derisa e skanoni do t’ju shfaqë informacione për kafshën para së cilës ndodheni. Mbi 500 kafshë prej 83 llojeve janë organizuar sipas kategorive që të mundemi më lehtë të gjendeni dhe ta zhvilloni përvojën tuaj si vizitor.

 

Ky aplikacion interaktiv është ideuar prej të punësuarve në Makedonski Telekom për përvojën e paharruar digjitale për vizitorët në ZOO Skopje. Involvimi dhe përkushtimi i plotë i të punësuarve në zhvillimin e aplikacionit, mundësoi të krijojmë aplikacion interaktiv i cili përveç që është interesant për edukimin e më të rinjve mundëson jetesë më të lehtë digjitale edhe për të gjithë vizitorët e tjerë. Të punësuarit janë të përfshirë në mënyrë aktive në realizimin e projekteve dhe ideve ku teknologjia përdoret në shërbim të shoqërisë dhe përmes këtij aplikacioni japin kontribut drejt krijimit të shoqërisë digjitale humane.

 

Në të ardhmen pritet aplikacioni Skopje ZOO të vazhdojë të plotësohet me funksionalitete të reja me të cilat shfrytëzuesit do të kishin mundësi për shumë përmbajtje argëtuese dhe edukative.

 

Shkarkojeni aplikacionin Skopje ZOO

Aplikacioni është krijuar për të gjithë vizitorët e Kopshtit Zoologjik Shkup, është i thjeshtë për përdorim dhe nuk ka nevojë për krijimin e profilit abonues.

Është në dispozicion në tre versionet shtetërore ndërsa mund të shkarkohet falas nga:

 

Blerja onlajn e biletave është në dispozicion edhe përmes uebit në linkun vijues: https://zooskopje.telekom.mk/

 

 

 

Makedonski Telekom

[email protected]