Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se kjo ministri nuk nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit.
Siç thuhet në njoftim, sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASH-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Po ashtu në njoftim thuhet se përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, përcjell lajmi.net.
Njoftimi i plotë i MASH-it:
SQARIM
MASh nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit. Sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave.