Carovska: Nuk mund të sigurojmë 30.000 kompjuterë për 30 ditë

Në emisionin “10Minuta”, në TV21, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, deklaroi se për 30 ditë nuk mund të sigurojnë 30 mijë kompjuterë. Carovska shtoi se ofrojnë tre mundësi për nxënësit.

Marketing

“Për 30 ditë nuk mund të sigurojmë 30.000 kompjuterë dhe qasje në internet për çdo familje, për këtë duhej të ishte punuar me kohë, ne ofrojmë mundësi për të printuar materialet, ne mundësojmë prezantim në televizion, ne gjithashtu kemi edhe materiale të regjistruara për çdo orë edhe nëse nuk kanë internet të jenë në gjendje ta ndjekin”, tha Carovska në “10Minuta” në TV21.