Barcelona konfirmon datën e zgjedhjeve – rritet presioni mbi Bartomeun

Barcelona ka konfirmuar datën e zgjedhjeve.

Marketing

Situata vazhdon të jetë jashtë normales te skuadra e Barcelonës.

Sot është konfirmuar edhe data për zgjedhjet presidenciale, si dhe është paraparë humbje që prek shifrat deri në 315 milionë euro. Këto humbje vijnë nga Covid-19.

Zgjedhjet e skuadrës do të mbahen me 20/21 mars.

Kështu, në më pak se gjashtë muaj, me shumë gjasë Bartomeu do t’i jap fund rrugëtimit të tij.

Kujtojmë se Lionel Messi është kundër ideve të Bartomeut për udhëheqjen e Barcelonës.