Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi komentoi paralajmërimet për propozim ndryshim të ligjit me qëllim të heqjes së normës për shpenzimet e rrugës për deputetët. Sipas tij, deputetët janë përfaqësues dhe të zgjedhurit e popullit dhe duhet të ndalojë perceptimi se kjo e keqe ne vend vjen nga deputetet dhe Kuvendi.
“Dua të shoh një propozim të tillë nga Qeveria” tha krye-parlamentari.
Sipas tij Parlamenti është institucioni qe kontrollon Qeverinë dhe jo e kundërta. Ai mendon se çështja e kompensimit të shpenzimeve të rrugës për deputetët duhet të rregullohet por jo të shfuqizohet