Kim Kardashian, e parezistueshme në fushatën e re

Kim duket tejet tërheqëse në fushatën e re.

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja në rrjete sociale, të realizuara për koleksionin e ri të “Skims”, .

Marketing

Në këto imazhe, ylli televiziv ishte veshur me një bodysuit dhe pozoi sipër një veture, ndërsa dukej në formë shumë të mirë.

Kim dha detaje rreth produkteve që përmban linja e re e “Skims”, ndërsa edhe këtë herë ishte modelja ideale për t’i reklamuar ato.

Kujtojmë se Kim Kardashian së fundi ka njoftuar për përfundimin e “Keeping Up With The Kardashians”.