Kanë filluar protestat e qytetarëve që mbahen çdo të premte kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Konfederata e Organizatave Sindikale nga ora 18:00 nisi marshin protestues nga Qendra tregtare “Çairçanja” deri para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kuvendit.
Me automjete dhe në këmbë, në shenjë pakënaqësie ata po shprehin revoltën për procedurën dhe iniciativën për shtrenjtimin e rrymës.
Protesta po mbahen edhe në disa qytete të tjera të vendit.