zraeli dhe Bahrein kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, ka njoftuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, shkroi Trump në rrjetin social Twitter.
Another HISTORIC breakthrough today! Our two GREAT friends Israel and the Kingdom of Bahrain agree to a Peace Deal – the second Arab country to make peace with Israel in 30 days!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 11, 2020
Menjëherë pas njoftimit të Trumpit ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka vlerësuar lartë arritjen e marrëveshjes.
“Marrëveshja shënon një epokë të re të paqes”, tha të premten kryeministri Netanyahu.
“Për shumë vite, ne kemi investuar në paqe dhe tani paqja do të investojë në ne, do të sjellë investime vërtet të mëdha në ekonominë e Izraelit – dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Netanyahu në një deklaratë.
Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur se ato do të vendosnin lidhje, vetëm pasi të zgjidhej mosmarrëveshja me palestinezët.
Por, muajin e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien e saj me Izraelin.