Nefi Useini dhe vëllai i tij janë liruar nga paraburgimi. Gjykata e Ohrit konfirmoi zyrtarisht se dy vëllezërit do të mbrohen në liri pasi iu pranua garancia e dhënë në pasuri të paluajtshme të vlerësuar në 850 mijë euro.
Prokuroria dha mendim pozitiv dhe këshilli penal i gjykatës së Ohrit dje pranoi garancinë. Biznesi i dy vëllezërve është vënë nën hipotekë. Së shpejti duhet të mbahet edhe gjykimi për akuzën për dhunë me të cilën ata ngarkohen.
Fillimisht kaucioni prej 30 mijë eurosh i ofruar nga dy vëllezërit, edhe pse paraprakisht u pranua nga Gjykata e Ohrit, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në Manastir.