Politiologu shqiptar Afrim Krasniqi e cilëson pozicionimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në qeveri si historik.
Në një intervistë për TVM2, ai thotë se një fitore e tillë nuk ka ardhur sepse partitë shqiptare shfaqën ndonjë risi në alternativat e tyre, por sipas tij, roli i partive shqiptare bëhet vendimtar sa herë mes partive maqedonase rezultati është i ngushtë.
Kryeministrin shqiptar të 100 ditëve të fundit, Krasniqi e sheh më shumë si një vendim për të kënaqur të gjitha palët, se sa një rol të vërtetë e efikas.
Për kreun e Institutit të Studimeve politike, pavarësisht gjithçka, Maqedonia e Veriut ka treguar një pjekuri në zgjidhjen e krizave, çka e afron atë më afër BE –së sesa Shqipëria.
Sa i përket dalogut Kosovë Serbi, Krasniqi thotë se Marrëveshja e Uashingtonit i afron palët, por nuk është historike.
Politiologu Krasniqi ndalet edhe në zhvillimet politike në Shqipëri, ku më 25 prill do të mbahen zgjedhjet e përgjigthshme parlamentare.
Sipas tij, me marrëveshjen e 5 qershorit përfitoi mazhranca, ndërsa opozita duhet të këmbëngulë në ofrimin e alternativave. Edhe në rast Rotacioni pushtet, thotë Krasniqi, për shkak të speciafikave të politikës shqiptare, parlamenti nuk do të përfaqësonte qytetarët.