Ministri Bujar Osmani takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Xuo

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani ka takuar ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Xuo.

Marketing

Në takim siç shprehet Osmani është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës në sferat me interes të përbashkët,siç është bashkëpunimi ekonomik.

Osmani gjithashtu ka falenderuar ambasadorin për ndihmën e dhënë gjatë ballafaqimit me Covid-19,si dhe rolin aktiv të ambasadorit në këtë proces.

Ja postimi i tij në fb:

Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Xuo iu falënderova për ndihmën e dhënë dhe për përvojën e shkëmbyer gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19, si dhe për rolin aktiv të Ambasadorit në këtë proces. Në periudhën e ardhshme do ta intensifikojmë bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës në sferat me interes të përbashkët, siç është bashkëpunimi ekonomik.