Një grua shtatëdhjetë vjeçare është gjetur e vdekur në banesë e saj në Shkup

Një grua shtatëdhjetë vjeçare dje është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup. Siç informojnë nga MPB-ja, dje pasdite në orën 16:30 minuta në SP Aerodrom është denoncuar se në një banesë në bulevardin “Video Smilevski-Bato” është gjetur e vdekur l.F. (70).

Marketing

Pasi kanë hyrë në banesë, është thirr ndihma e parë mjekësore dhe nga ana e mjekut është konstatuar vdekja pa gjurmë të dhunës.

Është njoftuar edhe prokurori publik, i cili ka dhënë urdhër që trupi i të ndjerës t’i dorëzohet familjes për varrim.