Kreu i VMRO-së në “gjah” pas mbështetësve të tij

Ministria e Jashtme nuk jep detaje se çfarë ndryshimesh do të bëjë në Propozim-ligjin për punë të jashtme. Nga ky dikaster vetëm sqarojnë se ligji që ishte në procedurë parlamentare nuk ka qenë i harmonizuar me institucionet e tjera. Sipas tyre, ligji do të kthehet në MPJ për rishikim dhe adaptim.

Marketing

Dy javë më parë ministri Bujar Osmani paralajmëroi se do ta rishqyrtojë propozim-ligjin që paraardhësi i tij, Dimitrov ia kishte propozuar Kuvendit vitin e kaluar. Sindikata e shërbimit diplomatik mbetet në kritikat e shumta për propozim-ligjin e Dimitrovit, që nuk u miratua shkaku i shpërbërjes së Kuvendit. Për Kryetarin e Sindikatës së shërbimit diplomatik, Refet Hajdari, është e domosdoshme që sa më parë të miratohet ligj i ri, që do të mundësonte funksionim efikas të shërbimit diplomatik.

“Në lidhje me thirrjet, apo titujt diplomatik, ne kërkonim zvogëlimin e afateve, të cilat sipas afateve ishin të shumta. Për një kategori të të punësuarve, në fakt personeli me arsimim të mesëm që kryen punë administrative sipas propozimit të atëhershëm duhej të ngelnin edhe nën ombrellën e Ligjit për nëpunës shtetëror. Kërkesa jonë ishte që edhe kjo kategori e të punësuarve të mbulohet plotësisht me dispozitat e Ligjit për punë të jashtme. Gjithashtu kishim vërejtje edhe sa i përket pozicioneve udhëheqëse, emërimit të pozicioneve udhëheqëse në ministri- deklaroi Refet Hajdari, Sindikata e Shërbimit diplomatik

Ish ambasadori, Gjorgji Filipov thekson se me ligj duhet parashikuar mekanizëm për vlerësimin e diplomatëve, në mënyrë që avancimi i mëtejshëm të bëhet në bazë të meritave dhe jo në bazë të viteve. Sipas tij, përveç njohjes së gjuhëve të huaja, ligji tashmë duhet të parashikojë edhe kritere të tjera për diplomatët e nivelit të lartë, si: njohje të rrethit, mjeteve moderne të komunikimit dhe aftësive menaxhuese.

“Nuk definohet në ligje se për sa kohë Ministria duhet të japë udhëzime për ndonjë çështje. Shumë shpesh ai udhëzim nuk vjen, ndërsa diplomati atje duhet të veprojë në vendngjarje dhe në një kohë saktë të përcaktuar. Duke pritur udhëzime shumë shpesh humben pozicione të vlefshme, resurse megjithatë diplomati arsyetohet. Pra duhet t’i jepet pak liri, edhe pse është shërbim rigoroz, që për pozicione dhe situata të caktuara diplomati vetë të mund të sjellë vendim- pohoi Gjorgji Filipov, Ish ambasador.

Filipov thotë se është e nevojshme që të rishqyrtohet edhe numri i ambasadave të vendit në botë, në përputhje me mundësitë ekonomike të vendit.