Mesfushori më i ri i Barcelonës, Miralem Pjanic ka zgjedhur numrin që dëshiron ta bartë në sezonin e ri.
Boshnjaku ka zgjedhur numrin 8 që ta ketë në fanellë.
Këtë numër në të kaluarën e kishte bartur legjendari, Andres Iniesta.
Pjanic erdhi tek Barcelona në këtë merkato si pjesë e shkëmbimit me Arthur Melon.