Çiljeta publikon bashkëpunimin e ri

Pas bashkëpunimit të suksesshëm “A je mirë”, Çiljeta dhe Estto kanë sjellë edhe një bashkëpunim tjetër.

Marketing

‘Zemër’, titullohet projekti më i ri muzikor i Çiljeta Xhilagës dhe këngëtarit Ernest Zeka, i njohur ndryshe si Estto.

Muzikën dhe tekstin e ka punuar vet Estto, kurse videoklipin kompania ‘RedBox’.

Projekti në fjalë flet në përgjithësi për dashurinë dhe dyshja kanë vendosur që përmes këtij videoklipi të na sjellin edhe pamjet e bukura të trevave tona shqiptare.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Zemër” nga Çiljeta dhe Estto.