Aktorët rezultuan pozitivë me COVID-19, 50 Cent detyrohet t’i pezullojë xhirimet

50 Cent ka anuluar xhirimet e serialit “For Life”.

Marketing

Seriali i 50 Cent “For Life”, ku ai është producent ekzekutiv, po ndërpren xhirimet pas rasteve të testimit me COVID-19, shkruan TMZ.

Përfaqësuesit për Sony Pictures, studioja që qëndron prapa shfaqjes, tregojnë për TMZ se xhirimet u ndaluan të premten, si rezultat i rezultateve të paqëndrueshme të testeve.

Është e paqartë nëse ka numër të rasteve pozitive apo janë të rreme tek aktorët dhe ekipi, por mospërputhja ishte e mjaftueshme që ekipi të ndalonte xhirimet.

“For Life” ishte duke xhiruar në Queens, Nju Jork. Burimet e TMZ thonë se 50 Cent nuk ka qenë në skenë.