ot pas gjashtë muajve nxënësit kosovarë do të kthehen në bankat e shkollës.
Institucionet arsimore dhe shëndetësore thonë se Kosova është bërë gati që të hënën, të nisë vitin e ri shkollor, por duke respektuar tri rekomandimet themelore për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.
Përmes një konference për media, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të dielën thanë se deri te rikthimi i nxënësve në bankat shkollore ka ardhur pas përmirësimit të situatës epidemiologjike javëve të fundit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se institucionet arsimore tashmë janë pastruar, dezinfektuar dhe në to janë vendosur udhëzues se si nxënësit dhe mësimdhënësit të sillen gjatë pandemisë së koronavirusit.