Seancë e re për lëndën “Fortesa-Target”

Në Gjykatën penale Shkup, sot është paraparë të mbahet seancë e re për lëndën “Fortesa-Target”. Kjo lëndë gjyqësore është në fazën e procedurës dëshmuese, përkatësisht po prezantohen dëshmitarë të propozuar nga prokuroria.

Marketing

Deri më tani para gjykatës janë paraqitur shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe Zoran Zaev, si kryeministër. Në seancën e ardhshme për këtë rast pritet të dëshmojnë edhe gazetarë, biznesmenë dhe njerëz nga jeta publike të cilët ishin viktima të përgjimit të paligjshëm prej vitit 2008 deri në vitin 2015.

Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, përkatësisht disa të punësuar në ish-DSK.

Procesin gjyqësor e udhëheqin Xhaneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq. Përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Të akuzuarit në këtë rast sipas aktakuzës ngarkohen në periudhën mes viteve 2008-2015 kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme katër mijë numra telefoni. Gjykimi për lëndën “Target-Fortesa” ka filluar më 22.12.2017 dhe akoma është në fazë të procedurës dëshmuese.

Mgid