Protestat/ Lukashenko shkon në Rusi, kërkon mbështetjen e Putin

Në një kohë kur Bjellorusia është përfshirë nga protesta masive anti-qeveritare, Presidenti Alexander Lukashenko po përpiqet të forcojë mbështetjen e homologut rus Vladimir Putin.

Marketing

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u takua sot në qytetit rus të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, me homologun rus Putin. Lukashenko kërkoi mbështetje për qeverinë e tij nga udhëheqësi rus.

Ndërkohë, mësohetse Rusia ka rëndë dakord t’i jap Bjellorusisë një hua prej 1,5 miliard dollarësh. Ndërkohë në Gjenevë, shefja e Këshillit të OKB-së për të Drejtave të Njeriut tha sot se akuzat për torturë gjatë protestave kundër rizgjedhjes së Lukashenko, duhet të hetohen.

Në fjalën e hapjes në Këshillin e OKB-së për të drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se “duke pasur parasysh shkallën dhe numrin e tyre, të gjitha akuzat për torturë dhe forma të tjera të keqtrajtimit nga forcat e sigurisë duhet të dokumentohen dhe hetohen, me qëllimin për t’i vënë autorët para drejtësisë”. Këshilli njoftoi se do të zhvillojë një debat urgjent mbi dhunën.

Të paktën 100 mijë qytetarë dolën rrugëve të kryeqytetit Minsk të dielën, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Lukashenko, që nga zgjedhjet e kontestuara të 9 gushtit që ai pretendon se i fitoi ndërsa opozita i quan të manipuluara.

Si pjesë e mbështetjes së saj për Bjellorusinë, Moska ka ofruar dërgimin e njësive speciale të policisë ruse nëse do të jetë e nevojshme.

Policia njoftoi arrestimin e më shumë se 400 protestuesve në Minsk. Të tjera arrestime u bënë gjatë orëve të mbrëmjes.