Një automjet është djegur në autostradën Tiranë-Elbasan, gati 200-300 metra në dalje të tunelit.
Top Channel mëson se me automjetin udhëtonin 4 persona mes tyre një foshnje, të cilët fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut.
Paraprakisht mendohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti të automjetit.