Kida ka vendosur ta bëjë një ndryshim në dukje.
Kida është emër shumë i suksesshëm i estradës, e cila njihet për një numër të madh projektesh muzikore.
Këngëtarja së fundi ka shijuar pushimet në bregdet, menjherë pas publikimit të këngës “Edhe sa”, e cila menjëherë u shndërrua në hit.
Në klipin e asaj kënge, Kidën e kemi parë si bjonde, ndryshim që erdhi papritur por që asaj i shkonte shumë dhe e komplimentuan të gjithë.
Por, artistja ka vendosur që edhe një herë ta ndryshojë pamjen, duke ngjyrosur flokët me ngjyrë rozë.